Justin Bespalla u largua nga Erzeni pas humbjes 3-2 me Kastriotin. Drejtuesit shijakas nuk kanë vonuar dhe kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.
Kështu sipas Newsport bëhet me dije se Stavri Nica do të marrë drejtimin e Erzenit për pjesën tjetër të sezonit. 70-vjeçari dhe shijakasit kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe në këtë mënyrë pritet vetëm zyrtarizimi i këtij kalimi. Kjo është hera e 3-të e Nicës që do të ulet në stolin shijakas, pasi edhe në të kaluarën ka drejtuar Erzenin.
Nica është një nga trajnerët më me eksperiencë në futbollin shqiptar, ku ka drejtuar një sërë ekipesh si në Superiore ashtu edhe në Kategorinë e Parë.
Trajneri tashmë do të ketë një mision të vështirë, të rikthejë Erzenin në “shinat” e duhura, pasi në 6 javë kampionat deri më tani shijakasit nuk kanë mundur të marrin asnjë pikë.