Apolonisë nuk i bën “derman” as trajneri i ri. Pas largimit të trajnerit Artan Mërgjyshi, në ndeshjen e fundit ndaj Besës në “Loni Papuçiu” fierakët u drejtuan nga trajneri Sedat Pajaziti, i cili në verë u afrua tek Apolonia si drejtor teknik.SEDAT PAJAZITI APOLONIAKlubi fierak vetëm dje është kujtuar që përmes një njoftimi në rrjetet sociale të konfirmojë pasuesin e ish-trajnerit Mërgjyshi. Në këtë njoftim konfirmohet se tekniku i lindur në Tërnoc të Madh, komuna e Bujanovcit, do të ushtojë funksionin e trajnerit tek Apolonia. Ja njoftimi i bërë dje nga klubi në faqen zyrtare në “Facebook”:

“Sedat Pajaziti, aktualisht mban postin e drejtorit teknik të klubit, por klubi i blertë vendosi ta kalojë kryetrajner duke konsideruar karrierën e tij si futbollist dhe si specialist i nivelit të lartë të futbollit dhe me karrierë të pasur në Kosovë e më gjerë. I lindur në Tërnoci të Madh, Serbi, Pajaziti është diplomuar në Universitetin e Edukimit Fizik dhe zotëron gjuhët angleze dhe serbe. Ai ka shërbyer si trajner i ekipeve të njohura si Drita, Gjilani dhe Drenica në Kosovë, dhe ka trajnuar lojtarë të spikatur si Samir Ramizi, Gjelbrim Taipi, Arbnor Fejzullahu, Almedin Murati, Leutrim Pajaziti etj.

Sedat Pajaziti ka një karrierë të pasur si trajner, duke përfshirë pozitat e mëparshme si kryetrajner i ekipit të të rinjve KF Tërnoci, kryetrajner KF Tërnoci, ndihmës trajneri i Teutës, kryetrajner te Gjilani, Drita, KEK-u, Drenica dhe Vllaznimi i Gjakovës. Me licencat UEFA B dhe UEFA A, si dhe një përvojë të pasur në menaxhimin e ekipeve, Pajaziti pritet të sjellë freski dhe profesionalizëm në skuadrën fierake, duke e udhëhequr në sfidat e reja të kampionatit për këtë sezon dhe garën për Kupën e Shqipërisë. Ai do të bashkëpunojë me zv.trajnerin Nuredin Orelesi, ish-lojtar i spikatur i Apolonisë dhe i skuadrave të Superiores së Shqipërisë, si dhe skuadrave në Europë”.

Pas debutimit me humbje te Apolonia, Sedat Pajaziti mes të tjerash tha: Objektivat janë të bëjmë ekip, sepse ka djem shumë të mirë me moshë mesatare 20 vjeç. Do të punojmë fort të rikthehet Apolonia dhe e besoj këtë”.