Ditet e fundit, RTSH Sport ne ciklin e transmetimeve te ndeshjeve te viteve te kaluara, ka transmetuar edhe finalen e Kupes se Shqiperise te vitit 2008 ne mes Vllaznise dhe Tiranes.

Kjo sfide e luajtur ne Elbasan u fitua 2-0 nga shkodranet fale golave te shenuar nga Lika e Sukaj dhe ne fund, ka ardhur momenti i ngritjes se kupes, pikerisht nga kapiteni Armir Grima.

Ky i fundit, ka folur serish per “RTSH Sport” dhe ka rikujtuar ate finale te Kupës ndaj Tiranës e fituar nga shkodranët dhe ndryshimin mes ish-ekipit të tij dhe atij sot.

“Është diçka e bukur e cila të kthen vite mbrapa dhe të kujtosh veten futbollistë. Janë momente dhe situata që janë pa përsëritshme në jetë. Shikoja pjesëtarët e familjes që bënin tifo sikur ndeshja të luhej tani”- ka thene ai.

Grima nderkohe ka bere nje krahasim edhe ne mes Vllaznise se atyre viteve me skuadren aktuale dhe per kete shprehet: “Dikur Vllaznia e kishte një president i cili ishte Valter Fusha e jo se futbollistët nuk japin maksimumin e jo se drejtuesit nuk punojnë në maksimum.

Ajo që i mungon kësaj skuadre tani është presidenti. Është e nevojshme që Vllaznia të ketë një president dhe shpresoj ta ketë sa më shpejt. Me ardhjen e një presidenti mendoj se skuadra do të vijë shumë shpejt të suksesi dhe te fitimi i Kupave e për të rikthyer tifozët në stadium”.