Në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme në FSHF është konfirmuar se “Final – Four” do të vazhdojë të jetë aktive edhe për sezonin me ri.

Sipas përfaqësuesve të FSHF-së, kjo skemë ka sjellë më shumë tifozë në stadium dhe të ardhura për futbollin.

“Do të vazhdojmë me “Final – Four” për konsolidimin si një produkt premio dhe si një platformë forcimi dhe komerciale”, theksoi Aldi Topçiu, drejtor administrativ. 

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët e FSHF-së, të të përfaqësuar nga delegatët e tyre.