Pas shumë vitesh qëndrimi në Superiore, Laçi ra nga Kategoria këtë sezon. Ekipi kurbinas u rendit në vendin e dhjetë, dhe së fundmi po vazhdojnë largimet e disa prej lojtarëve të rëndësishëm të ekipit.
I fundit që ka njoftuar lamtumirën nga skuadra e Laçit është William Cordeiro Melo. Përmes një mesazhi në rrjetet e tij sociale, golashënuesi më i mirë i kurbinasve me 9 gola, ka falenderuar klubin dhe presidentin Laska.
“Fundi i një cikli. Kalova dy sezone me këtë fanellë, në të cilat isha shumë i lumtur. Dua të falënderoj të gjithë në këtë klub, presidentin Pashk Laska, Dario Pali dhe të gjithë ekipin e tij, dhe të falënderoj të gjithë tifozët që na kanë mbështetur gjithmonë.
Më vjen keq që nuk i arritëm qëllimet tona këtë sezon, por do të mbështes që klubi të kthehet në vendin që i takon, që është Superliga. Faleminderit shumë.”, u shpreh Cordeiro.