Ka përfunduar zyrtarisht aventura e Bledi Shkëmbit në krye të pankinës së Tiranës. Mesohet se RTSH Sport ka kontaktuar 45-vjeçarin që ka pranuar se drejtuesit e klubit bardheblu i kanë komunikuar shkarkimin nga detyra.
Ecuria e dobët e skuadrës në këto 12 javë kampionat (11 pikë në 12 ndeshje) duket se i kanë kushtuar vendin e punës trajnerit të njohur.
Në media qarkullojnë lajme se trajneri nuk është paraqitur në seancën stërvitore të skuadrës bardheblu, por i kontaktuar nga RTSH Sport, vetë Shkëmbi ka deklaruar se ai është shkarkuar mbrëmjen e djeshme nga drejtuesit e klubit dhe vendimin ia ka komunikuar Grent Halili.
Mbetet për tu parë se kush do të jetë trajneri i ri që do të marrë drejtimin e Tiranës, ndërkohë që nga klubi nuk ka akoma një njoftim zyrtar në lidhje me këtë çështje.