Një premtim që po zgjat sa një jetë. Ligji i Sponsorizimit u përmend dje nga Kryeministri, por vallë duan aktorët e lojës që ky ligj të kalojë. Duhet t’i pyesim! Rama u ul në tavolinë gjatë kohës së pandemisë dhe iu premtoi që do të zgjidhej, por edhe pas 3 mandatesh, futbolli është “gropë e zezë” në këtë aspekt.

E nisi Evis Kushi, në atë kohë ministria e linjës, duke zhvilluar takime me faktorët, por asgjë nuk ndryshoi. Ndërsa në kohën e Manastirliut nuk kemi ndonjë gjë të re.

Nuk dihet nëse këtë radhë kryeministri e ka seriozisht, por Ligji i Sponsorizimit do t’i jepte një tjetër qasje jo vetëm futbollit, por të gjitha sporteve në Shqipëri.

E bëri sërish dje premtimin dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim që ta mbajë fjalën sepse ky ligj konsiderohet shpëtimi i vetëm i sportit. Ajo që mungon duket qartë se është vetëm dëshira për ta bërë këtë gjë.