Jo vetem Vllaznia e te rriturave. Edhe ekipi U17 i vajzave eshte ne rrugen e duhur per t’u shpallur serish kampione e Shqiperise. Diten e djeshme ajo ka luajtur ndeshjen gjysmefinale ndaj ekipit te Lushnjes, i cili ishte renditur i dyti ne grupin B dhe e ka mundur me rezultatin e thelle 11-0.
Nje sfide e dominuar totalisht nga vajzat kuqeblu te drejtuara nga trajnerja Paula Jaku dhe ata nuk e kane vene asnjehere ne dyshim fitoren. Ka qene Egla Hoxha ajo qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 11-te duke shenuar golin e pare, qe do t’u hapte me pas rrugen edhe 11 te tjereve qe do ta kompletonin kete fitore te thelle.
Me pas do te ishte rradha e futbollistes Klevisa Ndoci per te shenuar dy gola njeri pas tjetrit, e po ashtu do te shenonte edhe Drilona Mataj. Herta Hasaj do te shenonte dy gola te te tjere, ndersa nuk do te mungonte edhe Anida Jubani per te vene edhe ajo firmen si golashenuese ne kete gjysmefinale.
Megjithate protagonistja kryesore e ketij suksesi do te ishte futbollistja Lusil Cungu qe do te shenonte plot 4 gola ne kete takim dhe ajo çka eshte me interesantja ato i ka shenuar ne nje hark kohor prej vetem 5 minutash.
Perfundimisht 11-0 per Vllaznia U17 qe siguron kualifikimin ne finalen e kampionatit. Perballe saj ne ndeshjen e fundit do te jete ekipi i Kinostudios qe ne gjysmefinale fitoi 2-0 ndaj Apolonise.