Ashtu siç pritej, sot ka pasur një mbledhje mes FSHF-së dhe drejtuesve të shtetit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili ka paralajmëruar dënime të ashpra për sporti9n dhe ata të cilët nuk ruajnë qetësi në stadium, tifozët të cilët do të hyjnë në fushë, tashmë mund të përfundojnë në burg dhe do të ketë disa ndryshime ligjore.

“Jemi mbledhur për një reagim të përbashkët për një fenomen që nuk mund të tolerohet. Besoj se ku ka krizë ka edhe mundësi dhe është kjo mundësi që na jepet sot për të parë më gjerë futbollin si aktivitet dhe organizim e si një forcë të madhe që përfshin shoqërinë dhe edukon rininë. Kështu që, unë do të doja që ne të adresojmë së bashku fenomenin e dhunës dhe njëkohësisht ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të nisur një proces reformimi të thellë, për ta çuar atë më para.

Nëse kthejmë kokën pas në një dekadë më parë, ndryshimet e ndodhura janë mbresëlënëse, por nëse shohim para jemi ende mbrapa në raportin se ku duhet të jetë futbolli. Sot kemi ardhur këtu bashkë me ministrin e brendshëm, me ministren e financave, komisionet parlamentare dhe zv.ministrat e drejtësisë dhe përfaqësues të qeverisë në sport. Kemi ardhur për t’i vënë vetes objektiv që të kthehemi në këtë tryezë me dokument reforme të futbollit.

Besoj se për zgjidhjen e dhunës, ne kemi të gjitha mundësitë që të kemi një qasje të bazuar jo vetëm në përgjigje të emergjencës, por në vendosjen e një baze solide dhe të një baze pa kthim. Besoj, bazuar edhe te njohuritë e mia të kufizuara për këtë takim se pjesëmarrja në stadium e çdo spektatori duhet t’i japë detyrime për mjedisin, ku çdo veprim mund të konsiderohet nxitje për mirë ose keq. Kjo nuk është shpikje, por diçka që vendet e tjera e kanë. Është koha që policia dhe Federata të mos ia lënë topin njëra-tjetër por të bashkëpunojnë.

E di që ka pengesë ligjore për policinë në stadiume dhe ligji nuk e lejon dhe që rikthimi kërkon amendimin e këtij ligji dhe një vendim të qeverisë. Kjo nuk është arsye për t’u fshehur pas gishtit, por aspekt që duhet trajtuar bashkarisht. Është e rëndësishme që policia të përfshihet, por jo të mbetemi te policia. Një nga konfliktet klidhet me cilësitë e impianteve sportive dhe kjo bën që të fajësojnë njëra-tjetrën. Duhet të monitorojmë stadiumet me kamera pasi jemi në kohën e teknologjisë.

Siç kemi treguar në Federatë se kostot i bëjmë bashkarisht, edhe këtë radhë do të jemi bashkë. Klubet do të pajisin stadiumet me kamera dhe t’i japë mundësi policisë që të identifikojë keqbërësit në stadium dhe t’i ketë me prova. Kur flas për status për spektatorin, them për domosdoshmërinë për nivele detyrimesh dhe ndëshkimesh. Duke filluar nga veprat që meritojnë gjobë si përshembull ankesa e mediave që i kërkon Federatës që stadiumet të mos jenë arena ku këndohet në kor libri i shtëpisë së arbitrit dhe ku ajo kundër kompetentit në Vlorë të mos kthehet në refren por të kthehemi në proces dhe të ketë dënime e ndëshkime.

Hyrja në stadium për një afat kohe të caktuar dhe përfshirja e detyrimit që elementet turbullues të jenë në komisariat dhe jo stadium. Do të ndërhyjmë në kodin penal dhe futja në tapetin e gjelbër dënohet me 3 vite burg. Kush kalon vijën e bardhë është. Ky dënim, do të aplikohet menjëherë me minimumi 3 vjet.

Nuk kemi si vazhdojmë të kërkojmë futboll modern dhe të jetë mohim i ushqimit për ekipin kombëtare dhe për klube që i deklarojnë rrogat sikur janë fason, me minimumin 300 mijë lekë për të mos paguar taksa. Nuk mund të vazhdojë më ky teatër dhe hyn brenda kornizës së një gjendjeje që duhet ndryshuar.

Ne e kuptojmë se pse dhe atëherë, le ta diskutojmë dhe ta zerojmë tatimfitimin mbi të ardhurat, me kusht që të deklarohen të vërtetat me të ardhurat e futbollistëve. Ata nuk do të jenë të detyruar ta paguajnë për një periudhë kohe. Po e them si ide dhe. Me marrëveshje që kush kapet, paguan shumëfish për mashtrim. Nuk kemi dashur të hyjmë në sparkatë në llogaritë e klubeve sepse nuk kemi dashur të mbyllim futbollin.

Asnjë klub nuk është në lartësinë e ligjit, por i mirëkuptoj se ata që paguajnë për futbollin janë të pa interesuara për të qenë formal dhe për të pasur marrëdhënie me ligjin sepse janë dhe janë. Jemi në një situatë as mish as peshk dhe duhet të diskutojmë heqjen e taksave për ndërtimin e komplekseve sportive dhe uljen m,e 6% të TVSH-së.

Nuk po ndërtojmë stadiume në 4 anët dhe palestra e po na goditet buxheti. Kemi nevojë për shtytje për ta kthyer futbollin një nivele me tifozë dhe në industri të mirëfilltë. Duhet të bëjmë ata që kanë bërë të tjerët. Nuk mund të bëjmë atë që ka bërë Hungaria, por duhet të hapim rrugën që i jep mundësi aty që investojnë për të garantuar dhje ata që janë jashtë, të kenë mundësi të hyjnë.

E di që kërkohet ligj i ri për sponosorizimet dhe jemi gati ta diskutojmë por duhet ta analizojmë dhe të mos japim fjalë që nuk i mbajmë dot. Flasim për stadiume, por nuk kemi asnjë stadium të menaxhuar normalisht. Federata është bërë si ambulancë ndërsa normalitet duhet që pronarët në bashkëpunim me klubet të hyjnë në logjikë të re.

Hyrja në logjikë të re sipas meje, do të thotë që do të bashkëpunojmë për një fond si shembulli anglez ku shteti ka qenë financues dhe ka qenë në partneritet me klubet. Ka ruajtur % pronësie por ka qenë mbështetës dhe i takon klubeve e pronarëve që të bëjnë administrimin e stadiumeve. Rrimë akoma në situata me bashki që refuzojnë bashkëpunim me administratorët. Korrim dhunë në stadiume pa asnjë standard dhe të quash stadiume, i ofendon të gjithë stadiumet që quhen të tilla. Qeveria mund të jetë aksionerë”, tha Rama./vipsport/