Egnatia do të përballet me Dinamon në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të sezonit të ri të Superiores. Kjo sfidë që do të zhvillohet më 18 gusht në “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 20:00.
Një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante, pasi Egnatia nis misionin për të ruajtur titullin kampion të fituar në sezonin e fundit.
Megjithatë, për trajnerin Edlir Tetova mund të ketë probleme përsa i përket formacion.
Kjo për shkak se Edison Ndreca është në dyshim për sfidën hapëse ndaj Dinamos. Mbrojtësi i krahut të majtë ka shqetësime muskulore dhe stafi teknik ka vendosur të mos e rrezikojë. Gjithashtu, mungesë që dihet është e Bakayoko që nuk është rikuperuar ende.