Kampionia e Shqiperise- Egnatia e ka marre shume seriozisht ndertimin e skuadres edhe per sezonin e ri. Dhe drejtuesit e saj kane menduar qe me perforcimet te nisin nga reparti i sulmit. Me te parin firmosen pak dite me pare, pikerisht Kastriot Selmani, ndersa i dyti duket se vjen nga Armenia.

Ka qene vete klubi i Ararat-Armenia qe ka zbuluar detajet e marrëveshjes me rrogozhinasit. Sulmuesi që preferohet në krahun e majtë, është huazuar për një vit. Një lëvizje që vjen pasi bëri mjaft mirë në tjetër huazim.

Hakobian shënoi shtatë gola dhe asistoi tre të tjerë në kampionatin armen me BKMA Jerevan. 21-vjeçari luajti po ashtu ndeshje në qershor me Armeninë U-21 ku mbajti edhe shiritin e kapitenit. Në fazën e grupeve për kualifikueset e fundit të Europianit U-21, ka luajtur dy herë kundër Shpresave.