Nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia U-19 ishte fituese e turneut “Eagle Cup”, që u zhvillua pak ditë më parë. Kuqeblutë ishin ekipi më i mirë i këtij turneu, teksa edhe futbollistë të ndryshëm në gjirin e tyre ranë në sy për paraqitjen pozitive. “Shkodra Sport” ka mësuar se disa skautë të huaj kanë kërkuar informacion për dy futbollistët më të mirë të Vllaznisë në këtë turne.

Pikërisht, bëhet fjalë për sulmuesin Gerald Kubazi dhe mbrojtësin Yusuf Abdullahi, të cilët spikatën dhe do i shërbejnë fillimisht ekipit B dhe atij U-19. Kubazi luan në krahët e sulmit dhe këmbë të preferuar ka të majtën, ndërsa Abdullahi luan si qendërmbrojtës dhe këmbë të preferuar ka të djathtën.

Të dy ata bashkë, si Kubazi dhe Abdullahi ishin ndër futbollistët që bënë diferencën nën drejtimin e trajnerit Elvis Plori. Ata, madje u shpallën edhe si futbollistët më të mirë të turneut, teksa nga paraqitjet e bëra mësohet se kanë rënë në syrin e skuatëve të huaj. Të dy futbollistët e përmendur më sipër realizuan disa gola, me Kubazin kryesisht që udhëhoqi Vllazninë U-19 drejt suksesit në “Eagle Cup”.

Ky i fundit është investim i Vllaznisë për të ardhmen, pasi klubi kuqeblu firmosi me të një kontratë tre-vjeçare për të ardhmen. Poashtu, Yusuf është element nga i cili pritet shpërthimi në të ardhmen, ku ai ishte një nga futbollistët që spikati më shumë në turneun “Eagle Cup”.

Synimi i klubit është afrimi në ekipin e parë edhe i mbrojtësit Abdullahi, por për të, çështja është disi më e komplikuar, duke qenë se ai ka ardhur në Shqipëri si pjesë e KF Shirokës. Futbollistë si Jukaj dhe Dodaj janë shembuj ndër të tjerë, pasi bënë mirë me ekipin e parë sezonin e kaluar.(www.shkodrasport.com)