Nga Gjergj KOLA

Me pak hapesira aktivizimi tek ekipi i Kaljarit, portieri shkodran Alen Sherri mund te huazohet tek skuadra e Seria B- Frosinone per sezonin e ri futbollistik. Lajmi behet i ditur per gazeten “Shkodra Sport” nga burime prane lojtarit.

Me kete transferte jane marre menaxheret e portierit, pikerisht Benardin Kulla dhe Silvio Pagliari dhe padyshim qe konsiderohet nje zgjidhje e mire per te ardhmen e lojtarit duke pase parasysh edhe konkurrencen e madhe per porten tek Kaljari.

Kjo skuader ditet e fundit ka blere portierin Elia Caprile nderkohe qe jane rikthyer nga huazimi Scuffet dhe Radunović. Dhe ne kete aspekt, hapesirat per portierin e kombetares shqiptare do te ishin gjithnje e me te pakta.

Por nderkohe tek Frosinone ai mund te luaje me teper dhe kjo eshte shume e rendesishme per te. Dy klubet kane rene dakord per huazimin njevjeçar te Alen Sherri, por nderkohe ne marreveshje mund te kete edhe nje klauzole per blerjen e kartonit te tij nga Frosinone.

Kujtojme qe Sherri u transferua nga Egnatia dhe Kaljari sezonin e kaluar dhe me skuadren italiane luajti ne 8 ndeshje me nje total prej 712 minutash, ne periudhen mes nëntorit dhe dhjetorit, kur zuri vendin e Scuffet midis shtyllave. Tani për portierin e kombetares shqiptare mund te hapet një derë si titullar në Serie B.(www.shkodrasport.com)