Viti 2025 do t’i gjejë skuadrat e Superiores shumë shpejt në fushën e lojës. Në dy ditë, nesër dhe pasnesër, do të luhen sfidat javës së 20-të të saj të cilat pritet të dhurojnë sërish shumë emocione.
Gazeta “Shkodra Sport” vijon sërish edhe kete jave, te sjelle prognozen e çdo ndeshje dhe kjo do te behet nga gazetari i njohur sportiv Pirro Ruvina. Po çfare parashikon ai per javen e 20-te? Per me shume lexoni me poshte prognozen e tij:
EGNATIA- LAÇI X
Të premten në ora 13:30 kampionët në fuqi të vendit do të presin në fushën e tyre ekipin e Laçit. Mendoj se do të jetë një përbllje shumë e fortë e cila në fund nuk do të dhurojë fitues, pra BARAZIM. Objektivat e ekipeve jane të kundërta, rrogozhinasit për të kapur kreun, ndërsa laçianët t’i largohen fundit. Megjithatë në fushë do të jenë të barabartë dhe ndeshja nuk do të ketë fitues.
BYLIS – DINAMO X
Përballje në të cilën luan kryesuesja e kampionatit me skuadrën e vendit të parafundit. Edhe në këtë sfidë nuk parashikoj të ketë fitues, pavarësisht diferencës në pikë dhe pozicionim në renditje të dy ekipeve.
VLLAZNIA- TIRANA 1
“Klasikja” e futbollit shqiptar është sfida më e rëndësishme e kësaj jave. Shkodranët kanë një bilanc pozitiv në përballjet e këtij sezoni me bardheblutë sepse kanë barazuar fazën e parë 2-2 në Shkodër dhe kanë fituar 4-3 në fazën e dytë në Lushnjë. Stresi në takimin e nesërm është në anën e Tiranës e cila ndodhet në një pozitë jo të mirë në renditje dhe do të kërkojë me ngulm të fitojë, por nuk besoj se do ia dalë. Parashikoj një fitore të Vllaznisë.
PARTIZANI- SKËNDERBEU 1
Do të jetë njëra prej dy sfidave të fundit të kësaj jave, e cila do të luhet të shtunën në ora 17:00. Jam i mendimit se korçarët do të vazhdojnë të vuajnë situatën në të cilën ndodhen dhe do të pësojnë një tjetër humbje. Madje Partizani besoj se e fiton me goleadë këtë takim.
ELBASANI- TEUTA 1
Kjo është sfida që do të mbyllë javën e 20-të. Luhet në Elbasan dhe mendoj se vendasit do të jenë më të favorizuar përballë skuadrës së drejtuar nga Edi Martini. Mendoj se Elbasani e fiton këtë përballje.