Skënderbeu duket se po nxiton shumë në këtë merkato dimërore, pasi nuk ka më kohë dhe duhet që lojtarët që po vijnë po mbushin çdo ditë e më shumë skuadrën.
Mësohet nga ana e drejtuesve të klubit se është një brazilian 27-vjeçar që ka arritur të firmosë dhe vjen pas firmës dhe zyrtarizimit të një ditë më parë të mesfushorit portugez, Paulo Estrela.
Lukuinjas mësohet se quhet braziliani, por tashmë pritet që Drejtori Sportiv ta prezantojë në mënyrë zyrtare dhe të mësohen edhe hollësi të tjera në lidhje me këtë futbollist.
Me sa duket Skënderbeu nuk po ndalet së afruari dhe priten edhe emra të tjerë që do të firmosin në këtë merkato dimërore.Tashmë sulmi i Skënderbeu do të jetë edhe më i fortë dhe sigurisht që do të ketë edhe konkurrencë.