Renia e Vllaznise se basketbollit nga Superliga kete sezon per here te pare ne historine e saj, padyshim qe ka zhgenjyer se tepermi te gjithe tifozet shkodrane. Me se shumti, njerezit qe kane kontribuar shume per vite te tera per ta lartesuar emrin e saj.

Dhe njeri prej tyre qe nuk e fsheh kete zhgenjim eshte “Mjeshtri i Madh” dhe legjenda e ketij sporti Renato Radoja. 83 vjeçari qe ka provuar te luaje me Vllaznine qe ne vitin e larget 1954, kuptohet qe nuk arrin ta imagjinoje kete deshtim te madh te skuadres per te cilen ka kontribuar aq shume.

Ne nje interviste ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport”, Radoja mundohet te nxjerre edhe shkaqet qe kane çuar ne kete zhgenjim, e po ashtu eshte shprehur jo shume i bindur per ringritjen e Vllaznise. Per me shume lexoni intervisten e tij:


– Profesor, mbreme Vllaznia e basketbollit te meshkujve ra edhe matematikisht nga Superliga. Ju vjen keq per kete gje?

Padyshim qe me vjen keq. E kam ndjekur edhe nga pallati i sportit dhe po ashtu edhe nga distanca ne ndeshjet jashte dhe me humbjen e mbremshme ndaj Apolonise nuk ka me asnje shans. Kjo eshte e pafalshme per nje emer te madh si Vllaznia. Mesa di une, kjo eshte hera e pare qe ekipi i meshkujve te Vllaznise bie nga kategoria.

– Cilat jane arsyet sipas jush qe çuan ne kete deshtim?

Une mendoj se fajtore ne kete drejtim perpos drejtuesve te Vllaznise, jane edhe ato te Federates.

– Te Federates pse?

Une akuzoj edhe Federaten sepse me rregullat qe ajo ka vendosur, po e çon drejt degradimit jo vetem basketbollin ne Shkoder, por ne te gjithe Shqiperine. E kam fjalen per rregullin e aktivizimit te lojtareve te huaj pa kufizim. Kjo ka bere qe djemte e rinj ne Shkoder dhe ne qytetet e tjera, te mos e shohin te ardhmen e tyre ne basketboll dhe si rrjedhoje e kane braktisur ate.

Mbaj mend nje ndeshje qe kam pare ne Durres ne mes Teutes dhe Vllaznise. Ne fushe, nga 10 basketbollistet qe po luanin, vetem Shestani ishte shqiptar. 9 te tjeret te huaj. Atehere çfare fiton basketbolli ketu? Une i pata propozuar drejtuesve te Federates te vinin kusht aktivizimin e vetem dy te huajve ne formacion, te tjeret te ishin shqiptare. Por askush nuk e mori parasysh propozimin tim.

Si rrjedhoje po mbaron basketbolli ne Shkoder, po mbaron edhe ne Tirane dhe rrethet e tjera. Sot mjafton qe te gjendet nje sponsor, te bleje 10 te huaj dhe te shpallet kampion. Po çfare fitoi basketbolli ketu? Deshtimi po reflektohet edhe ne ekipet tona kombetare sepse nuk kemi lojtare. Na vijne 2-3 basketbolliste qe luajne ne Itali apo diku tjeter, por pjesa tjeter jane te kampionatit shqiptar dhe si rrjedhoje cilesia nuk eshte ajo e duhura dhe mungojne rezultatet.

– Profesor, po ne Shkoder a ka fajtore per kete situaten e krijuar?

Sigurisht qe ka edhe ne Shkoder fajtore per kete deshtim historik. Eshte prishur thuajse teresisht struktura e ekipeve zinxhir, mungojne njerezit e perkushtuar dhe si rrjedhoje sot nuk kemi lojtare shkodrane per te plotesuar ekipin e pare. Duhej te ishte menduar dhe punuar ndryshe, por duket se askush nuk e ka marre guximin ta beje kete gje per vite me rradhe.


– Tashme Vllaznia ka rene nga kategoria. Çfare duhet bere per ta ringritur? Keni nje ide apo propozim?

Duhen rregulluar ekipet zinxhir sa me shpejt te jete e mundur, por njekohesisht nese duam ta ringjisim Vllaznine serish ne eliten e basketbollit shqiptar, se paku per dy vitet e ardhdhme duhen investime te konsiderueshme. Meqenese ekipi nuk ka lojtare aktualisht, duhen gjetur diku tjeter, fillimisht per ta ngjitur serish ne Superlige dhe vitin tjeter, per ta mbajtur aty. Nderkohe gjate ketyre dy viteve te mendohet edhe per vazhdimesine dhe rritjen e elementit te ri.

I thashe keto ide e propozime, por nuk e di nese e ka kush deshiren per te bere diçka te mire ne kete qytet qe e do shume sportin. E njejta problematike eshte edhe tek ekipi i basketbollit te femrave, edhe te lojerat e dore. Gjithçka po vjen duke u prishur dhe askush se ngre zerin. Ndoshta ne qytete te tjera kjo nuk perben ndonje problem, por kurrsesi nuk duhet te ndodhe ne Shkoder, ne kete qytet me shume tradite ne çdo lloj sporti.
Intervistoi: Gjergj KOLA