Ne Shkoder veçanerisht, por edhe me tej, po shohim gjithnje e me pak ekipe te rinjsh. Kjo sepse pasioni i futbollisteve per kee loje magjike vjen duke u venitur pikerisht prej kushteve dhe veçanerisht mungeses se te ardhurave financiare dhe rrjedhimisht ato nuk e shohin veten ne kete sport.

Elvis Plori, trajneri i Vllaznia U19 duke folur per emisionin “Studio Sport” e ka ngritur kete shqetesim sepse sipas tij, nje i ri me mire preferon te beje kamarierin ne Ulqin sesa ta vazhdoj futbollin.

“Nga ajo çfare shikoj une ketu ne Shkoder, deri ne moshen 16 vjeç ka masivizem ne futboll. Por pas kesaj moshe shikojme pak luhatje dhe prandaj them se ketu duhet nje kombinim shume i mire dhe nje maredhenie ashtu si duhet ne mes shtetit, shkolles dhe prinderve, po ashtu duke perfshire ketu edhe klubet per gjetur nje zgjidhje sepse eshte nje moshe qe po e abandonon sportin.

Pas moshes 16 vjeçare ka rrjedhje sportistesh dhe ata nuk kane me deshire per ta vazhduar me tej sportin sepse ana financiare e ketyre familjeve eshte shume e mjerueshme. Ne qofte se nje sportist, marr ketu shembuj nga Akademia jone, ka premisa per te luajtur futboll ne Superlige apo kategori te pare, ai e sheh se klubet nuk kane buxhete te mira per t’i paguar dhe prandaj nuk e shohin te ardhmen aty.

Dhe ne keto rrethana, keto sportiste me mire mendojne qe te shkojne te bejne kamarierin ne Ulqin dhe te marrin 700-800 euro ne muaj sesa ta vazhdojne futbollin. Ky eshte nje problem i madh qe po verehet çdo vit e me shume re ketu”- eshte shprehur Elvis Plori.(www.shkodrasport.com)