Muajin e kaluar ne Shkoder u zhvillua ne ndeshje miqesore ne mes veteraneve te Vllaznise dhe atyre te Ferizajt. Keta te fundit nga sa u pa, funksiononin si nje skuader e vertete ne te gjitha drejtimet sepse merrnin pjese edhe ne kampionatin e veteraneve qe zhvillohet ne Kosove.
Kampionat i tille ne fakt zhvillohet ne shume vende dhe kjo gje eshte padyshim diçka shume e mire dhe pse jo, nje inisiative per t’u rikthyer edhe ne Shqiperi. Themi per t’u rikthyer sepse shume vite me pare ne vendin tone ka patur shume ndeshje te zhvilluara ne nje forme kampionati.
Nese Vllaznia ta zeme luante ne Tirane ndaj Partizanit, para kesaj ndeshjeje luhej me pare ajo e veteraneve te ketyre dy skuadrave. Ne sot, po ndalemi tek ekipi i veteraneve te Vllaznise se vitit 1970 perpara nje ndeshje qe do te zhvillonte me Labinotin e Elbasanit me 27 qershor.
Ekipi shkodran i veteraneve ka funksionuar ne menyre shume te rregullt. Siç mund ta shikoni edhe nga fotoja, trajnere te ketij ekipi ishin Rifat Rusi dhe Muc Koxhja, ndersa pergjegjes ekipi ishte Lutfi Haliti.
Portiere ishin Jonuz Teli dhe Faik Pelinku, mbrojtes te djathte Muhamet Dibra dhe Esat Bushati, te majte Kol Gjoni I dhe Buto Smaja, ndersa “centerbege” ishin R.Laçej, Qemal Cungu, Hasan Hasa, Sadetin Zmijani, Kol Gjoni II dhe Beqir Cungu.
“Alo” te djathte ishin Ali Kullolli dhe Adem Halili ndersa “alo” te majte Hamdi Bakalli dhe Bep Çefa ndersa sulmues ishin Alush Bakalli, Shuajp Preza, Xhelal Juka, Lutfi Laçja, Qamil Medja dhe Xhevdet Basha.
Kjo ishte nje foto qe na risolli ne vemendje jo vetem nje organizim qe mund te rikthehet edhe sot, ate te ekipit te veteraneve, por edhe gjithe keta emra te nderuar qe kane kontribuar per te shkruar historine e futbollit shkodran dhe atij shqiptar.
Gjergj KOLA