Shkëndija e Tetovës ka krijuar senasacion jo vetëm në mediat shqiptare, pas kualifikimit historik në raundin e 3-të të Champions League.

Ata mposhtën në të dyja ndeshjet Steauan e Bukureshtit, duke treguar qartë supermacinë.

Pas këtij momenti kulminant për kuqezinjtë e Tetovës, ka reguar mesfushori i Shkëndijës, fjala është për Arbin Zejnullai.

“Erdha, pashë, pushtova”, shkruan 26-vjeçari në rrjetet sociale, ndërsa në sfond është stadiumi i Bukureshtit, aty ku u zhvillua ndeshja. Zejnullai është një nga yjet kryesore të klubit, pasi ai është lindur dhe rritur në Tetovë.