Akademia Vllaznia kete vere i ka hyre nje faze intensive riorganizimi, si ne stafet teknike te ekipeve, po ashtu edhe ne perzgjedhjen e elementeve cilesore. Ne bashkepunim edhe me Akademite e tjera qe funksionojne ne Shkoder, po seleksionohen me te miret dhe kjo ben qe pritshmerite e ekipeve kuqeblu per sezonin e ri te jene me te medha.
Nderkohe me Akademine Vllaznia se fundi eshte ofruar edhe nje tjeter lojtar shume cilesor. Behet fjale per Eris Kurtulaj. Lojtari i lindur ne Shkoder me 8 korrik 2009, por me origjine nga Reçi i Malesise se Madhe, per shkak te spostimit te familjes se tij ne Kuvajt, pjesen me te madhe te karrieres se deritanishme e ka zhvilluar ne kete vend.
Por tashme duket se ka ardhur momenti per te treguar vlerat e tij ne futbollin shqiptar dhe per kete arsye Erisi dhe familja e tij kane zgjedhur Akademine Vllaznia per te vijuar karrieren. Te dhenat e para te tij tregojne se kemi te bejme me nje futbollist shume te talentuar.
Ai luan ne pozicionin e sulmuesit anesor dhe dallohet per shume tipare pozitive ne lojen e tij, çka te ben te mendosh se ky lojtar do te kete nje te ardhme te sigurte dhe per kete arsye drejtuesit e Vllaznise duan te investojne tek ai.
Eris Kurtulaj sakaq prej kohesh eshte edhe ne vemendjen dhe vezhgimin e stafit te ekipeve tone kombetare dhe per kete arsye tashme ne adrese te tij ka ardhur edhe ftesa per t’u grumbulluar ne kombetaren U17 ne zborin e rradhes qe ajo do te zhvilloje pas pak ditesh nen drejtimin e trajnerit Andrea Tedesco./www.shkodrasport.com/