Duket befasi, por Erling Haaland mund të largohet nga Manchester City, megjithëse kohët e fundit e ka zgjatur kontratën me klubin anglez.
Norvegjezi është një nga sulmuesit më premtues në futbollin botëror dhe, sigurisht, nuk i mungojnë ofertat.
Real Madrid po njek hapat e Erling Haaland, në një përpjekje për të sjellë një tjetër “galaktik”, pasi Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe janë tashmë në skuadër.
Sulmuesi kërkohet nga Florentino Perez, i cili dëshiron t’i ofrojë një “dhuratë” mirëseardhjeje Xabi Alonsos, trajnerit të ardhshëm të mbretërve.
Real Madridit dëshiron ta shesë Rodrygon, një brazilian të pakënaqur me statusin e tij aktual në klub, por që paraqitjet e të cilit nuk kanë qenë në nivelin e mëparshëm, dhe me shitjen e tij do të mbledhë para për transferimin e Erling Haaland, shkruan football365.
Në këmbim të norvegjezit, Real Madridi duhet të paguajë 170 milionë euro, ekuivalenti i klauzolës së përfundimit në kontratën me Manchester Cityn, e cila do të aktivizohet në vitin 2026.
Haaland ka gjithashtu një pagë shumë të lartë te Manchester City, mbi 30 milionë euro në sezon, dhe Real Madridi duhet të ngrihet në këtë nivel që sulmuesi të thotë “po”.
Erling Haaland ka një kontratë me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2034. Ai ka shënuar 30 herë dhe ka dhënë katër asiste në 41 ndeshje të luajtura në të gjitha garat këtë sezon me Manchester Cityn. /Telegrafi/