Nga Maringlen ZHIVANI
Mbrojtësi i majtë, Esin Hakaj, duket se është drejt largimit nga Elbasani. Ai mësohet se ka vendosur të largohet nga ky ekip, duke qenë se qëndroi shumë ndeshje jashtë fushe.
Hakaj u afrua te Elbasani si një futbollist me eksperiencë të madhe mbi supe, por u privua jo pak nga dëmtimet, duke mos arritur dot formën maksimale asnjëherë. Ai numëron 19-takime me verdheblutë dhe 1461-minuta.
Hakaj nuk arriti dot të shënojë asnjë gol për elbasanasit. Megjithatë, pas largimit nga Elbasani, nuk mungojnë opsionet për të ardhmen e Hakajt, i cili mësohet se është në fokus të disa ekipeve jashtë Shqipërisë, por edhe nga ekipe të Superiores, të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Tani, gjithçka është në duart e mbrojtësit shkodran për të vendosur për të ardhmen e tij.