Boksieri i talentuar shkodran Senad Drini po i ngjit shkallet e karrieres profesioniste me shume shpejtesi. Pas vetem 8 ndeshjesh te zhvilluara ne ringjet profesioniste, ai tashme renditet ne 100-shen me te mire te boksiereve boterore.
Nje renditje shume e kenaqshme, por qe tregon edhe per vleresimin maksimal qe specialiste te ndryshem te ketij sporti i kane bere Drinit duke pare menyren e te boksimit ne ndeshjet qe ai ka zhvilluar.
Vleresimi me i fundit qe ka sjelle edhe nje rritje te ndjeshme ne ranglisten boterore, ka ardhur pas fitores ne Shkoder ndaj boksierit gjerman Aro Schwartz qe e detyroi te pranonte humbjen ne raundin e dyte te perballjes ne “Qazim Dervishi”. Kjo ishte fitorja e 8-te e 24 vjeçarit shkodran ne po kaq ndeshje te zhvilluara, por duhet thene se 7 i ka fitore me nokaut, çka tregon edhe talentin e tij te jashtezakonshem.
Nisur nga kjo, siç mund ta shikoni edhe ne foton e meposhtme, ai tashme mban vendin e 100-te nder 1790 boksieret e te gjithe Botes te peshes se mesme. Nje renditje shume e kenaqshme e cila ka bere qe per Senad Drinin te kete tashme shume interes nga organizatore te njohur te ndeshjeve dhe eventeve.

Promotori i tij, i mirenjohuri Mondi Ndou, ekskluzivisht per gazeten “Shkodra Sport” ben te ditur se çdo dite ka oferta per boksierin Senad Drini per te zhvilluar ndeshje me boksiere te njohur, por te dy ata po i studiojne me qetesi dhe shume shpejt do te bejne te ditur edhe perballjen e rradhes.
Boksieret shkodrane dhe shqiptare po rriten me hapa te shpejte dhe ky eshte nje tregues i vlerave qe ato posedojne. Tashme duke patur perkrah edhe promotore te fuqishem, me siguri qe do te arrijne majat e boksit boteror.(www.shkodrasport.com)