Opinion nga RAMADAN BIGZA

Humbja është pjesë e lojës, ashtu siç janë barazimi apo fitorja Kësioj pra ajo nuk është tragjedi apo siç thonë,nuk është edhe fundi i botës.  E rëndësishme është të dish ta administrosh atë, pra të nxjerrësh mësim nga humbja.Nuk mendoj se mungon kultura e duhur për ta bërë një gjë të tillë.

Por edhe pse kjo nuk mungon fatkeqësisht humbja, kjo e keqe midis tri gjërave që mund të ndodhin në një ndeshje futbolli përjetohet ndryshe nga humbësit.
Disa ditë më parë kombëtarja jonë humbi një ndeshje miqësore ndaj Gjeorgjisë. Humbëm në Tiranë kur ishte shtruar si problem, që të mos luaniom inferior edhe jashtë ndaj të huajve. Por edhe pse humbja ishte sit ë thuash e merituar askush nuk thotë dot një fjalë të mire për kundërshtarin, duke e vlerësuar atë për këtë fitore. Në të gjitha prononcimet, duke u nisur nga ato të trajnerit De Biazi dhe të vetë futbollistëve meson se mbrotjta apo mesfusha e sulmuesit kanë luajtur dobët. Nuk ishim në ditë të mire, kishim mungesa etj. Por lodhesh kot sado të lexosh, të të ndesh syri diku një fjalë të mire për kundërshtarin. Për të thënë të paktën se ai e meritoj fitoren.
Të premten Vllaznia arriti një fitore të merituar ndaj kampionëve të Skënderbeut në stadiumin e pathyer të Korçës. Por askund nuk thuhet se kjo ishte një fitore e merituar e shkodranëve. Menjëherë pas humbjes kanë nisur justifikimet: Kemi luajtur dobët, kemi pasur mungesa në formacion e të tjera justifikime.
Që Skenderbeu është në krye të tabelës së klasifikimit kjo është meritë e kësaj skuadre, e futbollistëve, e drejtuesve të saj dhe e tifozëve të zjarrtë korçarë që kanë ditur të mbajnë ndezur atmosferën sportive, duke krijuar një ambjent kampionësh. Por kjo nuk do të thotë se skuadra nuk mund të humbasë. Aq më shumë humbja nuk mund të konsiderohet disfatë as edhe surprizë kur edhe pse brenda në shtëpi të mund një skuadër e njohur si Vllaznia e Shkodrës. Fatkeqësisht ende nuk kam lexuar ndonjë shkrim, që ti gëzohej këtij fakti. E pra kampionati ynë e ka të domosdoshëm rivalitetin. E ai nuk mund të vijë pa pasur në krye ekipe të kalibrit Vllaznia, Tirana, Flamurtari e pse jo edhe Partizani e Dinamo. Kësisoj fitorja e Vllaznisë në Korçë nuk ishte kurrsesi një rastësi. Shkodranët e kanë marrë seriozisht kampionatin edhe pse deri në nisjen e fazes së dytë të shumtë ishin skeptikë për ecurinë e saj. Mungesa e një merkatoje dimërore bëri, që shumëkush të mendojë se Vllaznia do të jetë kopje e fazes së pare. Por u harrua se “blerjet” më të rëndësishme të Vllaznisë ishin Presidenti Agron Çela dhe trajneri Artan Bushati. Ato dhe futbollistët kanë lidhur një kontratë me futbollistët dhe tifozët e saj të zjarrtë për ti kthyer Shkodrës së traditave eemrin e saj të mire.. Këtij qëllimi i shërbeu një organizim shembullor i punëve në klub. U ofruan futbollistë veteranë për të ndjekur nga afër punët e skuadrës, u bashkërendua puna me tifozët. Presidenti Çela diti të vlerësojë fitoren, duke i shpërblyer futbollistët e tij. Ndërkohë trajneri Artan Bushati i etur për të drejtuar skuadrën e zemrës së tij, shpalosi vlerat e tij profesionale, duke e drejtuar skuadrën drejtë një fitore mëse të merituar. E ku më mire sesa ndaj kampionëve të Skënderbeut?.E pra fitorja e Vllaznisë në Korçë nuk ishte një fitore spontane por bindëse që erdhi pas një loje të bukur e të drejtuar mjaft mirë taktikisht.
Një prezantim i tillë dinjitoz i Vllaznisë duhet vlerësuar dhe jo errësuar. E mira është që për këtë të flasin humbësit. Është mëse i drejtë pranimi I humbjes nepërmjet vlerësimit të kundërshtarit sesa humbja ti adresohet gjërave të tjera, që gjithsesi nuk të ndihmojnë për të pare realitetin.
Humbja kurrsesi nuk mund ta dekurajojë Skënderbeun, që siç thashë në krye të tabelës qëndron falë meritave të tij. Sa më shumë skazdra të sukseshme që të kemi, aq më i bukur e më i forte do të bëhet kampionati ynë. Dhe në fakt për një kampionat të tillë kemi nevojë. Të vlerësosh kundërshtarin nuk është humbje por fitore.