HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Fituam siç humbëm me Teutën', Egbo i kënaqur për 3 pikët: Na...

‘Fituam siç humbëm me Teutën’, Egbo i kënaqur për 3 pikët: Na duhej për anën psikologjike, më pëlqen loja e ekipit

Bylis mori një fitore dramatike në minutën e fundit duke mposhtur minimalisht Dinamon në shtëpi. Goli i Bruno de Souza në sekondën e fundit i dha 3 pikët e para ballshiotëve. Në përfundim të sfidës trajneri Emmanuel Egbo dha prononcimin e tij për RTSH Sport.

“E rëndësishme është fitorja dhe 3 pikët. Fituam siç humbëm në ndeshjen e parë. Krijuam raste dhe arritëm të shënonim. Kjo fitore vlen shumë për ne pasi është ndeshja e parë në shtëpi.

Kemi pak vështirësi në majën e sulmit, Gjata është i vetmi qendërsulmues dhe duhet të bëj vetëm adaptime. Nuk e hoqa dot, ai është i vetmi bomber shqiptar në kampionat.

Kemi shumë punë për të bërë që të krijojmë raste. Për të shkuar përpara duhet improvizim dhe aftësi individuale. Vazhdojmë të punojmë pasi gjë e mirë është që krijojmë raste.

Duhet ta harrojmë ndeshjen me Teutën, luajtëm mirë, por humbëm. Kjo ndeshje është plus nga ana psikologjike për ekipin”, tha Egbo.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments