Klubi I Flamurtarit ka bërë një tjetër goditje të bujshme në merkato, duke afruar një futbollist me shumë eksperiencë. Mbrojtësi i majtë Erik Veiga, u është bashkuar sot vlonjatëve, duke qenë përforcimi i radhës për sezonin e ri.
Lojtari është me origjinë portugeze, i aktivizuar me përfaqësueset e moshave të këtij vendi, ashtu si edhe më pas me të Luksemburgut, të cilin ka përfaqësuar në Kombëtaren A në këto vite, duke luajtur më së fundmi me të në muajin qershor të këtij viti.
NJOFTIMI I FLAMURTARIT
Eric Veiga është zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club.
Emri: Eric
Mbiemri: Veiga
Datëlindja: 18 shkurt 1997
Pozicioni: Mbrojtës i majtë
Vjen pas eksperiencës së fundit si futbollist me ekipin Avs Futebol (Portugali).
Gjithashtu është aktivizuar me ekipet kombëtare të moshave të Portugalisë, si dhe me ekipin kombëtar të Luksemburgut.
Mirë se vjen në familjen e madhe Kuqezi të Flamurtari F.C!