Flik dhe Ter Shtegen i kanë marrëdhëniet e krisura. Për këtë pritet edhe largimi i portierit nga Barcelona.
Trajneri gjerman nuk ka pëlqyer aspak sjelljen e portierit, pas rikthimit nga dëmtimi. Ter Shtegen ka shfaqur hapur dëshirën për të qenë titullar duke ndikuar në frymën e skuadrës.
Po ashtu edhe pse Barcelona është drejt fundit të tratativave për Joan Garsian, sërish Ter Shtegen ishte ai që këmbëngulte për të ardhmen si titullar. Për këtë edhe divorci duket i pashmangshëm.
33-vjeçari është kapiteni i skuadrës. Prej vitit 2014 është pjesë e Barcelonës, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.