Kicker raporton se disa lojtarë të Bayern Munich po irritohen nga mungesa e komunikimit të Vincent Kompany kur bëhet fjalë për skuadrën. Lojtarët e mërzitur kryesisht janë ata që u mungon minutazhi në ndeshjet hapëse të sezonit ose lojtarët që janë lënë plotësisht jashtë skuadrës.
Arsyeja për këtë është se skuadra dhe 11 fillestarët zbulohen me mesazh në Whatsapp dhe kaq! Acarimi vjen nga fakti se nuk u komunikohet arsyeja pse lojtarët janë lënë jashtë dhe kjo është gjithçka që lojtarët duan të dinë, pse janë lënë jashtë.
Eric Dier, Konrad Laimer, Joao Palhinha dhe Leon Goretzka janë disa nga lojtarët në javët e fundit që kanë luftuar për minutazhin. Megjithatë, me mungesën e mbrojtësve qendrorë të besueshëm, pa mbrojtës të djathtë dhe lojëra kundër ekipeve më të mëdha në horizont, tre të parët ka të ngjarë të përfitojnë minuta.
Ndërsa rasti i Goretzka-s mbetet rasti më i profilit të lartë. 29-vjeçari u shfaq dhe madje shënoi në fitoren 9-2 të Bayernit kundër Dinamo Zagrebit, por reagimi i tij bëri fjalë pasi ai është lënë jashtë skuadrës dy herë tani në ndeshjet e para të sezonit të Rekordmeister./telesport/