Plot 4 futbolliste shkodrane kane qene javen e kaluar ne formacionin me te mire te kategorise se pare dhe me shume siguri, numri i tyre mund te jete serish i njejte edhe per javen e trete te ketij kampionati.

Diten e sotme jane zhvilluar dy ndeshjet e fundit te kesaj jave dhe futbollistet shkodrane kane qene percaktues per ekipet e tyre. Keshtu ne ndeshjen Vora- Burreli e cila ka perfunduar 3-1 per vendasit, goli i pare ka patur per autor sulmuesin shkodran Eridon Qardaku.

Nderkohe ai ka mbyllur ndeshjen ka qene nje tjeter shkodran, Jasmin Rraboshta i cili ka shenuar golin e trete dhe te fundit per Voren, nderkohe qe golin e vetem per burrelasit e ka shenuar lezhjani Patrik Fetaj. Tek matjanet ka qene ne stol portieri shkodran Sinan Dani qe nuk ka luajtur asnje minute.

Ne ndeshjen tjeter te dites se sotme, ate ne mes Lushnjes dhe Elbasanit, fatin e saj e ka vendosur goli i mesfushorit shkodran Abaz Karakaçi ne fundin e pjeses se pare, gol qe i ka mjaftuar elbasanasve per te fituar 1-0 dhe per te marre nje trepikesh me shume vlere. Po ne kete sfide, ne fushe ka qene edhe shkodrani tjeter Edon Hasani per Elbasanin, ndersa per Lushnjen shkodrani Visard Fikaj ka qene ne stol.

Ne sfiden Bylis- Tomori (1-1) ne fushe kane qene dy shkodrane te tjere, mbrojtesi Aleksander Trumçi per ballshiotet dhe portierin Kristian Rroku per beratasit qe vazhdon te shkelqeje me paraqitjet e tij.

Futbollistet shkodrane nuk kane munguar as ne ndeshjen Kastrioti- Flamurtari (0-0). Tek krutanet portieri Tomas Kiri ka qene ne stol ndersa tek vlonjatet kane qene titullare kapiteni Denis Pjeshka dhe mesfushori Erjon Vucaj ndersa ne pjesen e dyte eshte aktivizuar edhe Paulo Pjeshka.

Dhe se fundi, shkodrane ka patur ne fushe edhe ne ndeshjen Apolonia- Besa (1-1). Tek fieraket ka qene titullar Serjan Repaj, ndersa ne pjesen e dyte eshte aktivizuar edhe Erald Maksuti./SHKODRA-SPORT.COM/