Egnatia mori nje barazim me shume vlere pasditen e sotme ndaj Partizanit, megjithate trajneri i saj Edlir Tetova eshte i pakenaqur me kete rezultat.

Tetova ne prononcimin e tij per MCN TV deklaroi se skuadra e tij ishte më afër fitores dhe shtoi se ekipi i tij, humbi 2 pikë sot.

“Ashtu shkoi ndeshja, ne ishim më afër fitores. Jam i lumtur. Goli i Fernandos është për arkivë. Sot mendoj se lamë 2 pikë ndaj Partizanit.

Nuk është pak të barazosh me Partizanin, por me atë humbje të penalltisë në pjesën e parë, mendoj se ishim më afër fitores. Unë kështu e shikoj.

Në 20 minutat e fundit, u munduam të ishim pak më të tërhequr. Edhe Hoxha ka disa meritat, për rezultatin. Kishim ardhur për një rezultat pozitiv. Për mendimin tim, ne duhet të kishim dalë me fitore sot”- eshte shprehur ai.