U stervit per disa kohe tek Vllaznia U21, por ne fund ka vendosur te ndryshoje skuader dhe prej pak kohesh eshte bere pjese e ekpit te MUrlanit me te cilin madje ka debutuar ne ndeshjen e djeshme te Kupes ndaj Veleçikut.

E kemi fjalen per portierin Lensi Çaku. Ai ka vendousr qe ne kampionatin e ri te luaje ne kategorine e dyte, por kete here me ekipin e Murlanit, me te cilin dje luajti 15 minuta duke zevendesuar Erind Selimajn.

20 vjeçari shpreson qe tek kjo skuader te kete me shume hapesira dhe te tregoje aftesite e tij. Kujtojme qe Çaku ka qene sezonin e kaluar pjese e AF Luftetarit ne kategorine e dyte, ndersa sivjet do te luaje serish ne te njejten kategori por me nje ekip tjeter.

Tashme ai shpreson qe te binde trajnerin Pepaj per t’i besuar pse jo edhe vendin e titullarit ne menyre qe te kete mundesine per te treguar vlerat e tij me te mira.

Murlani mendohet te krijoje nje ekip pretendent ne sezonin e ri, por per kete gje i duhet te ndertoje nje skuader te forte dhe ajo ne fakt nis nga porta. Me Selimajn dhe Çakun ajo duket e sigurte megjithate kete gje do ta tregoje me se miri ecuria e kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/