Dinamo ka siguruar fitoren e parë në drejtimin e Ilir Dajës, teksa ka mundur jo pa vështirësi Skënderbeun në një ndeshje shumë të luftuar në “Elbasan Arena”.
Dinamo ishte menjëherë kërkuese dhe gjeti shpejt rrjetën me anë të Zabërgjës. Më pas blutë ulën ritmin e ndeshjes dhe u munduan që të gjenin të papërgatitur përsëri prapavijën e korçarëve, të cilët dhuruan pak në fazën ofensive.
Por pjesa e dytë nisi me shumë ritëm nga Skënderbeu që kërkoi dhe gjeti falë një penalltie golin e barazimit. Më pas rastet nuk munguan në të dy portat, por askush nuk dukej se kishte saktësinë për të çuar topin në rrjetë. Megjithatë në minutën e 90, pas një pavëmendje në prapavijën korçarë, Mandela i cili kishte qenë në hije gjatë ndeshjes, lëshoi një goditje të pakapshme për portierin Alia, duke siguruar fitoren 2-1 të Dinamos.
DINAMO-SKËNDERBEU 2-1
6′ Zabërgja, 90′ Mandela / 54′ (p) Rashica