Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida mes Tiranës dhe Elbasanit e vlefshme për javën e pestë të Superiores. Një duel dramatik që u mbyll me penalltinë e humbur nga Musta në minutën e 90+4’.

Kola dhe Ze Gomesh ishin autorët e golave, ndërkohë që për Tiranën ky ishte barazimi i pestë radhazi në kampionat. Një ecuri për rekord kjo e bardhebluve për sa i përket barazimeve.

Vlen të theksohet fakti se edhe pse ishte një përballje e luftuar, gjyqtari nuk ndëshkoi asnjë futbollist me karton të verdhë. I vetmi i ndëshkuar i sfidës ishte drejtori sportiv i Tiranës, Agim Ibrahimi.

Në duelin e radhës Tirana do të përballet me Partizanin, ndërsa Elbasani pret Egnatian.

FT: TIRANA-ELBASANI 1-1

Kola 22′ / Ze Gomesh 24′