Ndërsa Interi është i përqendruar te Kampionati Botëror për Klube, Gallatasaraj rikthen ofertën për mesfushorin Hakan Çalhanoglu.
Sipas gazetës italiane “Corriere della Sera”, klubi turk ka ofruar 15 milionë euro për kartonin e lojtarit, një shumë ende larg nga 40 milionë euro që kërkon Interi, por pritet që oferta të rritet në ditët në vijim për t’u afruar me kërkesën e klubit italian.
Në Turqi janë të bindur se përveç ofertës financiare të rëndësishme, dëshira e Çalhanoglu për të veshur fanellën e Gallatasarajit, ku është tifoz i madh, mund të jetë faktori vendimtar për arritjen e marrëveshjes.
Deri tani situata mbetet pezull, por një marrëveshje mund të arrihet në çdo moment nëse palët gjejnë gjuhën e përbashkët, ndoshta jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë teknik. Interi mund të kërkojë të përfshijë në transferim edhe ndonjë lojtar si shkëmbim, duke ndihmuar kështu trajnerin Kivu në përforcimin e skuadrës. Negociatat priten të jenë të nxehta në ditët në vijim, me shpresën e tifozëve për një zgjidhje të shpejtë.