Ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare të futbollit, Altin Rraklli, ka hyrë në histori si shqiptari i parë në Bundesligë. Për më tepër, ai ka qenë ndër të paktët lojtarë në fillimin e viteve ’90 që arriti të siguronte shpërblim për klubin e Besës nga i cili u transferua drejt Frajburgut. Këtë histori e ka treguar në “Fan Zone”, ashtu si edhe prapaskenat e nëj ftese që i ka refuzuar Partizanit për t’u ulur në pankinën e kësaj skuadre.

“Goli i anulluar me Anglinë? Edhe pse ka një kohë të gjatë, para disa ditësh e kishte dhënë një TV dhe më shkruante një ish-lojtar që ka qenë në atë ndeshje, më shkruante “si ta anulluan golin”. Nuk e kuptova në fillim por pastaj ma çoi me video e pashë ndeshjen. Të vjen keq, në atë kohë kushtet ishin ndryshe, sot ti mund t’i marrësh një pikë Anglisë, por atë kohë ishte gjë e madhe. Patjetër është edhe fati në mes, duhe të kesh fat edhe në ato pak minuta se hyra nga stoli, edhe pse mendoj se e meritoja të isha titullar. Por është e çditshme se si mund të gabojë një anësor me një aksion 5 metra mbrapa.

Polemika me trajnerin Zhega? Njeriu kur është i ri e futbollist mendon se po i hahet haku dhe mund të reagojë në atë mënryë. Unë profesor Dinit të ndjerë ia kërkova nga ana shoqërore që të isha në formacion, ai ma premtoi por nuk më aktivizoi titullar. Ai ashtu e mendoi. Atëherë patjetër i mendoja gjërat ndryshe, rinia bën të veten.

Në atë kohë kishte shumë lojtarë që kishin dalë jashtë, një brez më i vjetër se unë, lojtarë super të viteve ’80-’90 si Demollari e Abazi, janë shumë, ne me ato u rritëm. Unë pata fatin që m’u dha rasti të ikja drejt Gjermanisë falë një korrespondence me një person të larguar me ambasadat. M’u dha rasti të shkoja në provë, edhe pse kisha zhvilluar vetëm 2 ndeshje me ekipin komëbtar. Ne në 1991 luajtëm në “Qemal Stafa” ndaj Greqisë e shënova unë. Atje pas tre ditësh më sollën kontratën, pastaj dihet përfundimi.

Në atë kohë, të gjithë lojtarët që iknin në ekipe të huaja liheshin nga Federata dhe iknin pa dëmshpërblim. Me sa di unë Demollari kur iku te Dinamo Bukuruesht ka qenë Dinamo e Tiranës që ka përfituar diçka. Atëherë, pas 50 viteve izolim nuk e mbaje dot lojtarin, Federata ia jepte çdokujt largimin menjëherë. Unë e nënshkrova kontratën me Frajburg pa ardhur leja e kalimit, kishin hallin mos ikja me skuadër tjetër.

Kam marrë kartonin një javë pa filluar kampionati, aq sa në javën e pare nuk u aktivizova. Besa për transferimin tim në Gjermani mori 150 mijë marka. Atëherë presidenti i kërkoi presidentit ta konvertonte në autobus për skuadrën e në veshmbathje, që nga atletet e gjërat minimale. Atëherë erdhën 2 mikrobusë të mbushur me materiale, çfarë kisha unë te Frajburgu i kishte edhe Besa.

Mungesa në finalen e Kupës ndaj Elbasanit? Besa në ato kohë kishte shkuar 3 herë në finale të Kupës e nuk e kishte fituar, shyqyr më vonë Bizhdili ia mundësoi fitimin e Kupës 2 herë. Atë kohë ishte e traat herë në finale ndaj Elbasanit. Në gjysmëfinal bëra një gabim e mugova në finale. Kishte një mosmarrëveshje me federatën, ishte pezullimi me 2 kartona plus një. Mendoja se nuk quheshin të Kupës, godita topin pas një fualli të dhënë kundër e mora karton të verdhë, prej atij nuk u aktivizova në finale. Ishte shumë dëshpëruese.

Ofertat nga Shqiëpria? Shqipëria është vendi ku kam lindur, pavarësisht ngjarjeve e gjërave mbetem I lidhur . Ai ngelet vendi im dhe nuk harrohet kurrë, nuk jam shkëputur përgjithmonë, sa herë kam mundësinë kthehem. Jam trajner futbolli, po kërkoj të integrohem në jetën e trajningut në Gjermani, por është shumë e vështirë se për një kohë të gjatë u shkëputa nga ky vend. Konkurrenca është e madhe dhe është e vështirë.

Unë jam trajner futbolli, jam pak i zhgënjyer nga klubet shqiptare. Përveç Gazment Demit si president i Partizanit, nuk më ka ardhur asnjë ofertë tjetër atje. Nuk është se jam penduar që nuk e pranova. Në atë kohë kisha jashtë mase dyshime ta pranoja, u mundova edhe ta sqaroja e argumentoja te presidenti që edhe sot e kësaj dite e kam mik, edhe pse u zhgënjye që nuk e mora ekipin kur ma kërkoi.

Por ky është tipi im, karakteri tim, duke punuar shumë kohë me Hasan Likën, ekipi ishte në vend të dytë, nuk po ecte keq, po ecte shumë mirë duke pasur parasysh parametrat e klubit e nga ku erdhi. Skuadra u bë në një kohë rekord, duke marrë lojtarë edhe nag Kosova e Maqedonia dhe ishte Lika në stol. As për mua e as për njerëzit rreth presidentit nuk ishte e arsyeshme të largohej në ato momente. Pastaj Skënderbeu atëherë ishte skuadra më e fortë e kishte vite që investonte, vendi i dytë ishte luks, nuk e pashë të arsyeshma ta merrja në atë moment”, tregoi Rraklli. /vipsport/