Nga Gjergj KOLA

Pasioni i tij për sportin e hipizmit është shumë i madh. Garon vetë, përkujdeset gjithmonë të blejë kuaj cilësorë për fermën e tij, ia ka injektuar dashurinë djalit të tij, Attin Amadeos i cili ndonëse i vogël në moshë është gjithmonë pranë kuajve. Por jo vetëm kaq. Ivo Doshi, përpos angazhimeve me biznesin e tij, ka menduar t’i kushtojë vëmendje, por edhe financa një investimi të ri.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një hipodromi për garat e kuajve. E ka ndërtuar atë në Mal të Jushit dhe çdo gjë duket perfekte dhe madje në të u organizuan edhe garat e para. E ka emërtuar hipodromi “Gizone” dhe synimet e Ivos janë për të zhvilluar shumë gara aty në të ardhmen.

Në ditën e inagurimit të këtij hipodromi, kanë marrë pjesë një numër shumë i madh sportdashësish dhe pasionantësh të këtyre garave. Hapja e hipodromit është shoqëruar nga një parakalim mbi kal i njërit prej emrave më të njohur të hipizmit shqiptar- Ariola Dedej, e shoqëruar nga Attin Amadeos Doshi dhe më pas ata i kanë lënë vendin garave.

E para ka qenë ajo e kuajve të rracës arabe ku në vend të parë është renditur kalorvsi Safet Gali me kalin e tij Miko, në vend të dytë Stiljan Brahja me kalin Sheik dhe në vend të tretë Egli Santo me kalin e tij Marku.

Në garën e kuajve të rracës së përzier, me një gjatësi prej 2000 metrash në vend të parë është renditur Aleks Dukaj me kalin Ekspenza, në vend të dytë Granit Popova me kalin Anabela dhe në të tretin Tit Qershori me kalin e ti Xhoku.

Në garën e kuajve të rracës angleze G1 në distancën 1800 metra në vend të parë është renditur Rinor Rexhepi i klubit kosovar Opoja me kalin e tij Vazir, në të dytin dhe në vend të dytë Granit Popova me kalin Kleopatra Gizone.

Gara e fundit, ajo e kuajve të rracës angleze G2 në distancën 1200 metra është fituar nga Enis Mehmeti me kalin e tij Grej, i cili ka lënë pas në vendin e dytë Ditmir Arifin me kalin Signore dhe në të tretin Egli Santon me kalin Shakira.

Organizatori dhe krijuesi i hipodromit “Gizone” Ivo Doshi në një prononcim të dhënë për gazetën “Shkodra Sport” shprehet se shumë shpejt do të ketë evente edhe më të mëdha dhe më të bukura sepse sporti i hipizmit do të vijë patjetër duke u rritur.