Gjon Leka siç njihet nga opinioni mbarekombëtar, është një ndër kolosët e sportit burrërorë të Mundjes Klasike tek tri skuadra, Partizani, Skenderbeu dhe Vllaznia. Gjon Leka vjen nga vendi ku ka lindur patrioti dhe heroi ynë kombëtar Dedë Gjon Luli.

Ai ka lindur ne Hotin e Ri Gjon Leka dhe në rrëfimin e tij aq të sinqertë, Gjoni thotë se “unë nuk e dija se një ditë do veshi fanelën e disa klubeve si mundës, por më vonë edhe si trajner mundje. Në rastin tim thotë Profesor Gjoni ishte fati që unë u bëra sportist.

Babai im ishte një aspirant dhe pastaj oficer me grada në kohën e qeverisë së mbretit Ahmet Zogut. Pas çlirimit rreth viteve 1950 u arratis një djalë axhet i Gjonit dhe biografia e tyre mori një “njollë” që do kishte pasojat e saj dhe natyrisht lufta e klasave do ta lironte Franin nga detyra e oficerit dhe do kthehej në Hot të Ri ,ku dhe do rriste pesë fëmijët e tij.

Me 22 shkurt të vitit 1942 lindi kolosi i sportit shqiptar i cili me modestinë e tij thotë se si të gjithë të tjerët kam qënë, por që rezultatet janë befasuese dhe flasin gjithçka.Në shtëpinë e Gjonit ka dhjetra çertifikata e medalione kapionësh.

Siç e theksova, biografia ja ka privuar lavdinë,por ja ka rritur moralin e një kampioni të madh.Malësia e Madhe është krenar për këtë burrë të vërtetë të cilësive të jashtëzakonshme , i cili është shëmbulli më i përkryer i burrërisë, forcës e patriotizmit. Profesor Gjoni fillimisht luajti në sportagiadën e ushtrisë, ku spikati si një talent në fushën e sportit të Mundjes, pastaj e përzgjodhi Partizani, ku grumullonte të gjitha talentat të cilët detyrimisht do kryenin shërbimin ushtarak, ku aty tek Partizani gjeti edhe kolosët e sportit burrërorë Selaudin Zogë Kukaj, Eliaz Ahmet Dini dhe kjo treshe sot janë krenaria e kombit shqiptar në këtë Sport,

Pa harruar edhe Paulin Sterkajn, Ejup Sejdinin, Shaqir Peraj, Nikollë Grimaj, Hajrullah Gruda, Eliaz Gurin e Elis Gurin, Ali Anza, Naim Pepaj, Nazmi Pepaj, Beqir Hurmi, Jetmir e Nazmi Elezi etj etj. Edhe pse aktualisht 78 vjeç nuk harron asnjë emër, por jeton edhe sot me emocionet e sportit burrëror. Është befasuese ku e dëgjon se me çfarë respekti flet për kolegët si Eljaz Ahmeti që e kishte edhe rival në tapet, por edhe në detyrën e teknikut.

Sipas Eljaz Ahmetit në rrëfimin e tij për Gjon Lekën thotë: “Gjon Leka solli teknikën moderne europiane për herë të parë si trajner në sportin burrëror të mundjes klasike tek Vllaznia në Shkodër. Si kampion Shqipërie në peshën 73 kg doli disa herë kampion, por edhe si kampion në rolin e trajnerit duke nxjerre nga duart e tij kampionë absolut prej mundit, sakrificës dhe punës së tij plotë pasion: si Rrok Bardeli, Alfred Bardeli, Luigj Zefi, Agostin Mëhilli, etj etj.

Kjo “makineri” prodhuese e kolosëve sot për çudinë e të gjithëve, nuk gëzon asnjë titull apo dekoratë!!!! Fillimisht e pengoi biografia sepse si rregull ishte po të dalësh dy herë rresht kampian do merrje titullin Mjeshtër Sporti, pastaj duket se karakteri e dinjiteti i tij që nuk pranon t’i thotë dikujt se: “edhe unë jam mundës kampion”, thjesht për të shkundur pluhurin e harresës, por me modesti e jashtëzakonshme, tipik malësor që nuk përkulet para asnjë tundimi, por qëndron ashtu siç qëndruan parardhësit e tij ndër shekuj me kokën lart dhe shumë krenar.

Biografia Gjonin e ndaloi të luante në tapetet Europiane, por nuk nuk mund ta pengonte të dilte kampion në tapetet shqiptare. Falë fizikut të plotë që gëzonte Gjoni shpërtheu në këtë sport,por edhe përkushtimi dhe zgjuarsisë së tij,që ja plotësuan figurën e një sportisti të madh ku sot çdo malësorë e ka për nderë që Gjon Leka na përfaqësoi me dinjitet në këtë sport kaq burrëror siç është mundja.

Gjon Leka i është shumë mirenjohës për të gjitha sukseset Gjovalin Çunit që gëzoj dy herë titullin Mjeshtër Sporti në mundje e në peshngritje,por edhe profesor Eliaz Ahmetit të cilët e përkrahën kur ishte tek Partizani si fillestar.

Gjoni nuk doli si rezultat i fidanishtes së grupmoshave të para të rijëve, apo të rijëve të Vllaznisë por u zbulua talenti i tij në Sportakiadën e ushtrisë në shkallë republike që u zhvillua në Tiranë, ku Gjoni përfaqësonte Divizionin e Korrçës.

Në kujtimet e profesor Gjonit ka një jetë që ka kaluar dhe ngarkesa e kujtimeve të bukura që të jep sporti nuk ka masë në rritjen e adrinalinës dhe emucioneve,por profesori thotë që unë do veçoja neshjen midis dy pasardhësëve të mi në këtë sport burrërorë, Paulin Sterkës dhe Sait Fishtës, pa shkuar tek ngarkesa psikologjike dhe rrethanat se si erdhën në at takim burrërorë, ata ishin hokë, ishin si vëllezër, por edhe rival shumë të fortë në mundje sepse ishin të një peshe, ku në stërvitje asnjëri nuk merrte pikë më shumë se tjetri,por në sport ka tre rezultare të cilat duhet të pregaditesh për secilin rezultat.

Pregaditja dhe lufta sportive ishte e pakrahasueshme edhe sot në vëndet e zhvilluara si Turqia,Rusia ,Bullgaria, Polonia, Greqia,që spikasin në sportet individuela burrërore.Vet politika e kishte trazuar shpirtin e shkodranit sportdashës,ku politika kishte synim përçaj e sundo dhe në atë ditë dikush përhapi një lajm të rremë se do ketë “luftë” përleshje midis mislimanëve dhe kotolikëve të Shkodrës, nëse fiton Paulin Sterkaj ngaqë Pallati i Sportit kishte qënë” Kisha e Madhe” sot Kisha Shën Shtjefnit, dhe mentaliteti i gabuar u përhap si virusi i sotëm, një enigëm deri në mashtrim.

Ndeshja mund të fitohej nga secili prej tyre po të luhej në kushte normale, por siç e theksova u ngarkuan psikologjikisht me frikën e përplasjes midis fesh, gjë që historikisht kurrë nuk ka ndodhur në këtë qytet dhe nga frika se komunistët kanë qënë shumë frikacakë ndeshjen e mbyllën në barazim. Me urdhër të Ramiz Alisë.

Unë isha në Pallat dhe afër gjyqtarisë dhe dija gjithçka po luhej “turrë nën hali”, por unë e kisha dhënë kontributin tim dhe mendimin tim, bisedova me të dy që i kisha si djemtë e mi dhe faleminderit prej atyre që më respektonin i prind dhe si teknikun e këtij sporti kaq burrëror, mora besimin e të dyve që çfarë do të ndollin në Pallat,pra në Kishën e Madhe të asaj përjullë, ata si rregull narmativ sporti, por në këtë rast më shumë si vëllezër duhej të përqafoheshin në fillim të ndeshjes dhe në fund të ndeshjes pavarësisht rezultatit se kujt do t’i buzqeshte në ate takim historik që përmendet edhe sot dhe ashtu bënë të dy duke mposhtur planin mafioz të klikës komuniste ku Shkodrën e quante “Rraksionare”.

Një kujtim që ma nxore me zor po tregoj, por të lutem mos e shkruaj. Dibrani mundës klasik Neshat Aledini ishte i pathyeshëm dhe arriti me rrah të madhin Mirash Vuksani, por ishte e pabesueshme që Mirashi ra, por siç të thash sporti ka tri rezultatet e veta. Shorti më nxori mua përballë tij, o zot që ai ishte 8 kg më i rëndë por për një kilogram lejohej.

Kishte rrahë edhe profesorin dhe më të fuqishmin e sportit shqiptar Mirashin. Ishte 8 shtatorë i vitit 1965 sipas mejet kisha dy favore. I pari ishim në shkoder dhe ne na ndiqnin mijëra sportdashës dhe favori i dytë ishte se fitoren me Mirash Vuksanin ishte bërë “luftë” sportive jetë e a vdekje ,dhëmbë për dhëmb dhe mendoja se do të luftoj deri në vdekje me moral e më fuqinë që kisha edhe pse sinqerisht nuk mendoja se mund të fitoj takimin.Ne kishim gjithmonë kundra albitrat, por ishim “luftëtarë “të pa epur për fitore.

Ndeshja filloj me qëtësi apsolute në këndin sportiv”Spartak” në qëndër të qytetit të shkodrës midis shkollës 28 nëntori dhe Turizmit të vjetër, askush nuk besonte se unë do të fitoj, as vet unë që isha në tapet nuk mund të besoja aq i fortë ishte ky mundës Dibranë ku Dibra shquhet për sportin e mundjes.Kaluan disa sekonda dhe ai po mbrohej ,në një monent që këtë e ka vet sporti unë i bëra një kapje krahaqafë e cila e lodhi ekstremisht shumë.

Arbitri na çoi, atëherë kam dëgjuar brohoritje dhe britma që më kanë karikuar dhe dhënë shpresë se do ta rrahi.U mbyll raundi i I-ë unë nuk e dija se ku jam me pikë, aq që e mendoja fitoren.Brohoritjet dëgjoheshin deri në Hot ku aty e kisha shpirtin tim dhe energjinë time të përmasave jashtënjerëzore.Filloj raundi i dytë dhe lufta u bë aq e madhe saqë më kapi frika se në raundin e tretë do ta humbi.

U mbyll raundi i II-të dhe gjatë atij minuti pushim, më tha profesori im Qazim Elbasani mbahu se ke fituar, dy setet dhe i ka marrë 4 pikë. Je 4 pikë përpara. Filloi raundi i tretë ku unë duhet të tregoja se jam Gjon Leka i Hotit dhe tre minutat e mbetura të raundit të III-të mu duken se nuk mbaronin kurrë, por ja që mbaruan dhe e fitova ndeshjen 3 me 0 .Aty jeta ime sportive mori tjetër rrugë, ku edhe më të fortit e mundjes shqiptare mua më trembëshin të gjithë kolosët e mundjes, sepse kisha rrahur të madhin Neshat Alidinin kampionin apsolut për 15 vite të Shqipërisë.

Kur ishim ne në sport ,nuk kishte pazare,midis sportistash ,vetëm me arbitra na luftonin Vllazninë ,aty na bënin hile.Kishte favore shumë të mëdha për kohën,Ai që dilte kampion ,përveç se ishe në zemrat e krejt Shkodrës merrte normë ushqimi të veçantë dhe nuk punonte ato pesë-orëshin ku merrnim rrogat .Vllaznia kishte tre vite në kategorinë e dytë sepse dominonin tre skuadrat e Tiranës ku përzgjillnin elementët më të mirë të Shqipërisë,por Kukësi,Dibra, Berati, e kishin të vetmin sport ku kishin proritet ,sepse kampionati kishte vetëm 6 skuadra në kategorinë e Parë dhe fitorja ime ndaj Nexhat Alidinit e çoj automatikisht në të parën kategori Vllazninë, që kurrë nuk ra më në të dytën.

Kontributi i Mirash Vuksanit, Ymer Gruda, Ali Murrizi, Jonuz “Selhani” Bajri, Gjovalin Çuni, Lutfi Çela, Faruk Kalleshi që ishte me mundjen peshë pupël. Këta ishin ata që e çuan Vllazninë në kategorinë e Parë të vitit 1965. Në rolin e prindërit Gjon Leka ka dy fëmijë një vajzë e një djalë.
(Marre me shkurtime nga nje shkrim i Ilmi Kurtit)