Nga Endri ÇINARI
Mbrëmë Vllaznia u rikthye tek fitorja në kampionat dhe kjo me një lojë mjaft bindëse ndaj Egantias. Shkodranët triumfuan 3-1 kundër kampionëve në fuqi. Duke treguar edhe një nivel shumë më të lartë se 3 ndeshjet e para të edicionit. Në këtë mënyrë ekipi i Brdaric la pas humbjen në Korçë për tu përqendruar tashmë tek ndeshjet e rradhës.
Por përveç skuadrës shkodrane ishin edhe futbollistët shkodranë që ishin protagonistë në Superiore dje. Duke nisur nga Balaj, i cili shënoi për shifrat 3-1 kundër Egnatias. Në këtë mënyrë duke siguruar 3 pikëshin kuqeblu.
Në Korçë po ashtu u luajt një ndeshje mjaft interesante mes Skënderbeut dhe Teutës, ku gjithçka përfundoi në shifrat 2-3 për miqtë dhe ku nga 5 golat e këtij takimi, 3 do të shënoheshin nga shkodranët. Fillimisht do ishte Ardit Nikaj që do hapte shifrat e takimit. Sulmuesi i Skënderbeut do iu merrte kohën mbrojtësve durrsakë për një krosim që vinte nga e majta. Duke shënuar mjaft bukur me kokë për shifrat provizore 1-0. Por gjithçka do përmbysej nga ekipi i drejtuar nga Edi Martini.
Ku sërish për “djemtë e detit” do ishin protagonistë dy futbollistë shkodran. Fillimisht do të ishte Kristian Preknicaj që do të shënonte golin e dytë dhe të avantazhit për durrsakët dhe më pas protagonist do ishte Arsid Kruja. Numri 14 i durrsakëve do shënonte për shifrat 1-3 në favor të durrsakëve. Duke shfrytëzuar mjaft mirë një top të lënë vakant në zonë. Dhe në këtë mënyrë duke i dhuruar 3 pikë me shumë vlera bregdetarëve.