Në Angli prej disa kohësh po pyesim se kush do ta zëvendësojë Pep Guardiolën në krye të Mançester Sitit.
Kampionët e Premier Ligës janë në kërkim të alternativave në tregun e menaxherëve në rast të largimit të trajnerit të tyre në fund të sezonit. I pari është një nga emrat e përsëritur në shtypin anglez, si ai i Ruben Amorimit.
Largimi i Begiristain ka çuar në mundësinë që portugezi Hugo Viana të bëhet drejtori i ri sportiv sezonin e ardhshëm, gjë që do të kishte një ndikim vendimtar në ardhjen e mundshme të bashkatdhetarit të tij.
Emri i dytë është raportuar nga Defensa Central. Media bën të ditur që drejtuesit e Sitit e pëlqejnë shumë trajnerin e Bajer Leverkusenit, Çabi Alonson.