Pep Guardiola ka bërë një deklaratë të fortë pas sezonit zhgënjyes të Manchester City, duke krahasuar qartësisht realitetin e Premier League dhe presionin që ekziston te dy gjigantët e futbollit spanjoll, Real Madridi dhe Barcelona.
Trajneri katalanas, në një intervistë për mediat britanike, u shpreh hapur për presionin që do të kishte ndjerë në Spanjë pas një sezoni jo në nivelin e zakonshëm për standardet e City. Guardiola theksoi se në një situatë të tillë, nëse do të drejtonte njërin prej dy gjigantëve spanjollë, shkarkimi do të ishte i pashmangshëm.
“Me sezonin që kemi kaluar… Nëse do të isha te Real Madridi ose Barcelona, do të më kishin shkarkuar. Nuk do të kisha asnjë shans të vazhdoja, – deklaroi Guardiola. – Nëse kjo do të kishte ndodhur te Barça ose Real Madridi, do të më kishin larguar menjëherë”.
Ky sezon, pavarësisht se City fitoi sërish trofe, nuk ishte i zakonshëm për skuadrën e Guardiolës, e cila humbi titullin kampion në Premier League pas tri sezonesh radhazi dominimi, duke ia lënë fronin Liverpool-it. Gjithsesi, Guardiola do ta vijojë projektin e tij në Manchester, duke punuar për një tjetër cikël fitues.
Deklarata e tij nxori në pah ndryshimet e mëdha në filozofinë e klubeve angleze dhe atyre spanjolle, ku presioni mbi trajnerët është shumë më i madh, pavarësisht trofeve të fituar më parë.
Guardiola, fitues i trefishtë sezonin e kaluar me Cityn dhe autor i epokës më të suksesshme në historinë e klubit nag “Etihad”, kërkon ta ringrejë skuadrën drejt majave në sezonin e ardhshëm, me një mesazh të qartë: në Angli ka më shumë besim dhe durim për trajnerët në krahasim me presionin e madh që ndjehet te Real Madridi dhe Barcelona./telesport/