Hamdi Salihi beson se Vllaznia i ka të gjitha mundësitë për t’u shpallur kampion në Superiore. Shkodranët kanë më shumë se 2 dekada që nuk arrijnë të vendosin yllin e dytë në fanellë, por në vitet e fundit kanë qenë gjithnjë konkurues.

Ky sezon nis me objektivin e qartë për t’u shpallur kampion dhe Salihi beson se me këtë formulë është mëse e arritshme pasi mjafton vetëm të dalësh në 4-she e më pas luan 2 ndeshjet finale.

“Bënë një lojë të mirë ndaj Egnatias, ishin të vendosur mirë ndaj një ekipi që ka bërë mirë në 2 vitet e fundit. Janë një grup i mirë, por shpresojë që të kenë atë që i ka munguar gjithmonë, pasi edhe vitet e fundit kanë bërë ndeshje shumë të mira, mbi të gjitha me ekipet e mëdha, por shpresoj që të gjejnë stabilitetin e duhur, të jenë më të qëndrueshëm në rezultate.

Me këtë formulë që aplikohet, është shumë e arritshme, mjafton të kapësh katërshen e parë, një objektiv që Vllaznia nuk duhet ta diskutojë, më pas janë vetëm dy ndeshje për titullin. Është shumë e arritshme, por nuk është e lehtë”, tha Salihi në “Sport News”.