Eshte hedhur sot ne ambjentet e Federates, shorti i kampionateve kombetare te basketbollit per meshkuj dhe femra. Si rrjedhoje tashme jane percaktuar edhe javet dhe ndeshjet perkatese per çdo ekip, perfshi ketu edhe ato per ekipet e Vllaznise si per meshkuj ashtu edhe per femra.
Kampionatet do te startojne me 11-12 tetor dhe ne javen e pare, ekipi i meshkujve te Vllaznise do te ndeshet ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” me Teuten e Durresit, ndersa ekipi i femrave do te luaje po ndaj ketij kundershtari por ne Durres.
Kujtojme qe kampionati kombëtar te femrave per sezonin e ri do te marrin pjesë 7 ekipe: Tirana, Flamurtari, Partizani, Vllaznia, Studenti, KB Teuta dhe Elbasani. Kampionati do të zhvillohet me tre xhiro, dhe në përfundim të sezonit të rregullt, 4 ekipet e para do të kualifikohen në fazën e play-off-it.
Nderkohe Superliga e meshkujve do te jete me 6 ekipe pjesëmarrëse: Besëlidhja, Teuta, Vllaznia, Tirana, Apolonia dhe Kamza, kampionati do të zhvillohet me dy faza, ku ekipet e para 4 do të ndeshen në fazën play-off. Ekipi i pestë do të ndeshet me ekipin e dytë të Kategorisë së I-rë në fazën play-out.
JAVA 1 K.1 Femra
11-12 Tetor 2024
Studenti vs Partizani
K.B Teuta vs Vllaznia
Flamurtari vs Tirana
JAVA 1 SUPERLIGA MESHKUJ
11-12 Tetor 2024
Apolonia vs Beselidhja
Vllaznia vs Teuta
Tirana vs Kamza