Tirana- Vllaznia do të jetë sfida e së premtes e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit të kategorisë Superiore. Përballja e dy skuadrave me shumë histori, konsiderohet jo më kot si “klasikja” e futbollit shqiptar sepse gjithmonë ka dhuruar ndeshje interesante. Njëra prej tyre vjen përmes kësaj videoje.
Sfida e takon datës 28 prill të vitit 1971. Vllaznia luante në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” përballë 17 Nëntorit të atëhershëm (Tirana e sotme) dhe trajneri Xhevdet Shaqiri do të aktivizonte në formacionin e parë këta lojtarë:
Vllaznia e atij sezoni kishte në rradhët e saj emra të mëdhenj, duke filluar nga portieri Paulin Ndoja e për të vazhduar me Menduh Dedjen, Lekë Koçobashin, Ramazan Rragami, Sabah Bizi Rauf Çanga, Selami Dani, Medin Zhega etj.
Skuadra shkodrane do të shënonte dy herë që në pjesën e parë të ndeshjes, fillimisht me anë të Koçabashit pas një goditje me kokë dhe më pas me anë të Çangës.
Në të dytën ndonëse 17 Nëntori përpiqet që të shënojë, nuk ia del dot edhe për meritë të mbrojtjes kuqeblu por edhe të portierit Paulin Ndoja që tregon një formë të shkëlqyer. Përfundimisht 2-0 për Vllazninë që mori një fitore shumë të vlefshme, ndonëse luante në transfertë.
Për më shumë ndiqni videon e kësaj ndeshje të para 48 vjetëve që sjell një prej përballjeve të “klasikes” së futbollit shqiptar:
© shkodrasport.com