Napoli po kalon një moment të vështirë këtë sezon, duke u mundur në kampionat nga Roma dhe më pas duke barazuar me rezultatin 1-1 kundër Salcburgut.
Nga rezultati kundër Romës, presidenti De Laurentis urdhëroi skuadrën që të qëndronte e grumbulluar gjatë gjithë javës por kjo kërkesë u hodh poshtë nga futbollistët dhe Ançeloti që në përfundim të ndeshjes u larguan drejt familjeve të tyre.
Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar klubi napolitan që raporton se do të merren masa në lidhje me situatën e krijuar në klub. Napoli raporton se do të merren masa për të mbrojtur imazhin dhe gjithçka në klub duke shtuar se do të ketë heshtje deri në një moment të dytë.
“Klubi ju informon se në lidhje me sjelljen e futbollistëve dje në mbrëmje, do të veprohet për të mbrojtur ekonominë, imazhin dhe të drejtat disiplinore në zyrat kompetente.
Qartësojmë se trajneri i skuadrës, Karlo Ançeloti ka përgjegjësinë në lidhje me ekzekutimin e vendimit për të qenë të grumbulluar. Si përfundim, njoftojmë se do të ketë heshtje për shtyp deri në një datë të dytë”, shkruhej në komunikatën e klubit. /VipSport/