Gjërat tek Milani kanë kohë që nuk po shkojnë mirë. Që nga starti i dobët i sezonit, shkarkimi i Giampaolos por, edhe pas mbërritjes së trajnerit të ri, Stefiano Piolit, kampi kuqezi nuk po gjen qetësi. Rezultatet e dobëta nga ekipi por, edhe përplasjet mes drejtuesve po shkaktojnë kaos në ekip.
CEO i Milan-it, Ivan Gazidis pas shkarkimit të italianit Giampaolo kërkonte trajnerin e Saint’Etienne në Milano. Por, dyshja Maldini-Boban ndanin një mendim tjetër.
Sipas legjendave kuqezi ekipit i duhej një trajner italian pasi e njeh më mirë kampionatin dhe lojtarët duke hedhur poshtë pistën e trajnerit francez. Pasi nuk arritën dot një marrëveshje me Spalletin, Milan nënshkroi me Stefiano Piolin.
Kjo nuk ishte hera e parë që drejtuesit e ‘djallit’ përplasen mes tyre. Në merkaton e verës Elliot-Gazidis kërkonin vetëm lojtarë të rinj.
Nga ana tjetër Maldini-Boban mendonin ndryshe nga shefi ekzekutiv duke kërkuar në ekip dhe elemente eksperience. Milan ndodhet në vendin e 11 në renditje me vetëm 13 pikë shumë larg pritshmërive. /abcnews/