Kombëtarja U21 e futbollit do të zhvillojë sfidën e radhës miqësore ndaj Anglisë. Ndeshja e programuar për në 15 nëntor ora 18:00 do të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Më herët “shtëpia” e kuqezinjve ishte Elbasani ose Tirana mirëpo kushtet e mira dhe kapaciteti i stadiumit në veri të vendit, kanë bere qe ne Federate te mendojne per ta luajtur kete ndeshje ne Shkoder.

Djemtë e drejtuar nga Alban Bushi do të spostohen kështu në Shkodër, aty ku kërkohet një mbështetje e lartë nga publiku. Kushtet e mira qe ofron ky impiant sportiv, kane bere qe FSHF ta perzgjedhe ate per te pritur anglezet.

Por sakaq, ditet e fundit ne kete stadium jane bere punime edhe ne fushen e tij dhe gjithçka duket perfekte, çka do te ndikoje padyshim ne zhvillimin normal te ketij takimi.
www.shkodrasport.com