Jorge Valdano, ish-lojtar, trajner dhe drejtor sportiv i Real Madridit, argumenton pse Kylian Mbappé duhet të jetë kandidat për “Topin e Artë”, pavarësisht se sezonin e kaluar nuk fitoi asnjë trofe me madrilenët.
Valdano vë në dukje shifrat e jashtëzakonshme të sulmuesit francez: këtë sezon ka shënuar 4 gola në 3 ndeshje të La Liga-s, ndërsa në sezonin e parë me Realin realizoi 44 gola në 56 ndeshje dhe sezonin e kaluar 42 gola në 47 ndeshje:
“Është e vërtetë, ky është sezoni që Mbappé e ka nisur më mirë. Dhe të mos harrojmë se në vitin e parë ishte golashënuesi më i mirë në Europë, ndërsa vitin e kaluar golashënuesi më i mirë i La Liga-s. Pra, është e vështirë të kërkosh më shumë nga një lojtar”.
Valdano shtoi: “Jam i dorëzuar ndaj Mbappé. Kylian më duket një ‘pura sangre’ (racë e pastër), që është në momentin më të mirë të karrierës së tij, në një fazë të plotësisë absolute për moshën, besimin dhe klasin”.
Për mungesën e trofeve: “Nuk më çudit që Mbappé është kandidat për të fituar ‘Topin e Artë’. Thonë: ‘Nuk fitoi asnjë trofe’. Por është shumë më e vështirë të shënosh gola në një ekip që nuk funksionon si ekip”./telesport/


