Atleti shkodran Franko Burraj ka bere nje paraqitje shume te mire ne garat e “European Team Championship – 3rd” qe po zhvillohen ne Maribor te Sllovenise. Ai pasditen e sotme ka zene vendin e pare ne garen e 400 metrave duke merituar edhe medaljen e arte te ketij aktiviteti.

Megjithate ajo çka eshte me e rendesishmja ka qene koha e cila e ka realizuar ai kete gare. Burraj i ka pershkruar 400 metrat me kohen fantastike 45”87 duke vendosur ne kete menyre edhe rekord te ri kombetar. Kujtojme qe rekordi i meparshmi mbahej po nga ai, por me kohen 46”14.

Ne kete menyre atleti i Vllaznise behet i pari sportist shqiptar ne historine e atletikes shqiptare i cili e zbret kohen e kesaj garen nen kufirin e 46 sekondave.

Nje arritje fantastike e ketij sportisti dhe e trajnerit te tij Bruno Rrotani, te cilet vazhdojne te shkelqejne dhe te arrijne rezultate shume te larta si ne arenen kombetare ashtu edhe ate nderkombetare.(www.shkodrasport.com)