Nga Endri ÇINARI
Për të pasur në tonus dhe me minutazhin e duhur elementin e ri dhe premtues, tek Vllaznia po mendojnë për huazimin e disa prej futbollistëve të tyre. Kështu futbollistë që i janë bashkuar skuadrës rishtazi nga akademia e klubit, nuk mund të kenë hapësira të shumta në skuadrën e parë. Kështu në mënyrë që ata të kenë minutat dhe rritjen e duhur, mund të dërgohen në huazime.
Qëllimi është “sistemi” në skuadra ku minutat mund të jenë të “garantuara” dhe për disa nga elementët më të spikatur, si pista më e mundshme e huazimeve është Kategoria e Parë në Shqipëri.
Një opsion për të marrë minuta dhe ndeshje është edhe Vllaznia B, që e ka të drejtën të marrë futbollistë nga skuadra e parë për zhvillimin e ndeshjeve në Kategorinë e Tretë, ku do militojë skuadra e dytë e shkodranëve.
Me ekipin e drejtuar nga Brikeno Bizi që ka si qëllim ngjitjen në Kategorinë e Dytë në fund të sezonit të ardhshëm. Dhe patjetër afrimi i elementëve nga skuadra e parë mund ta ndihmojë shumë Vllazninë B në arritjen e objektivit.(www.shkodrasport.com)