Igli Tare dhe Milani, dikur pranë, pastaj larg, por sërish një rikthim. Një rikthim i cili duket se ka ndodhur në dy ditët e fundit, kur shqiptari është takuar me Zlatan Ibrahimovic dhe RedBird duke rënë dakord për gjithçka.

Në garë edhe Berta (drejtuesi i Atletico Madrid që duket se do të shkojë te Arsenali) dhe Fabio Paratici (por që emri i tij duke qenë edhe i skualifikuar, është lënë mënjanë) por që shqiptari i ka parakaluar.

Që pas largimit nga Lazio, Igli Tare priste një mundësi dhe projekt dhe madje nuk mori pjesë as në zgjedhjet e Federatës Shqiptare të Futbollit për të sfiduar presidentin Armand Duka dhe kjo u pa me dyshim, por plani dhe objektivi i tij ishte i qartë: të rikthehej në atë rol që ka mbuluar për shumë vite dhe ka eksperiencë.

Milani pritet ta zyrtarizojë së shpejti dhe ai do të zgjedhë gjithashtu edhe në lidhje me trajnerin duke dhënë mendimin e tij te klubi. Kontrata e Conceicao është deri në fund të sezonit me mundësi rinovimi nga ana e Milanit nëse klubi kuqezi bindet, por nuk është habi që ai të largohet dhe të kthehet një emër që edhe Tare dikur e ka vlerësuar: Roberto De Zerbi./telesport/